Lajmet në gjuhën shqipe 09/12/2014

---Si një vendim të përbashkët me Evángelo Venizélo ka paraqitur Antonis Samaras në mesditë kandidatin Stávrou Díma, për Presidencën e Republikës. Më parë, zëdhënësja e qeverisë, Sofía Voúltepsi kishte deklaruar se nuk do të shpallet sot emri i kandidatit për presidencën e Republikës dhe as kryeministri nuk do të bëj shpalljen përpara popullit grek. Por, nuk kaluan dy orë dhe ajo është përgënjeshtruar nga kryeministri Antonis Samaras.

---Si pranim të bllokimit politik të qeverisë karakterizoi kryetari i SYRIZA, Aléksis Tsípras  vendimin e qeverisë për të shpejtuar procesin e zgjedhjeve presidenciale.

---«Grekët e Pavarur, që nga momenti i parë me sinqeritet dhe ndershmëri thamë se për ne nuk është çështje e personit, për është e nevojshme që Greqia të ndryshojë faqen, të shkojmë tani në zgjedhjet kombëtare», theksoi zëdhënësi i partisë, Térens Kouík.

---Negativ është vendimi i Gjykatës së Lartë në kërkesën e Níko Romanós për apelim të vendimit të Këshillit Gjyqësor të Pireut, i cili e ka privuar nga e drejta e tij për të studiuar.
Ministri i Drejtësisë, Harálampos Athanasíou, deklaroi sot në Parlament, se nuk është në gjendje për të ndërhyrë në punën e Drejtësisë, por ndërkohë pranoi se sipas kornizës aktuale ligjore,  Níko Romanós ka të drejtë për të studiuar.
Në pushtimin e ndërtesës së Fakultetit Juridik në Athinë kanë vazhduar këtë mëngjes solidarët me luftën e Níko Romanós, i cili është në ditën e 30-të të grevës së urisë. Gjithashtu, një grup i solidaritetit ka vazhduar me pushtimin e ndërtesës së administratës së Universitetit Aristoteli të Selanikut. Të pushtuara mbeten dhe disa bashki në të gjithë vendin.

---«Arsimi është shpresë dhe jo një kërcënim për riintegrimin social», theksohet në vendimin e Senatit të Universitetit Aristoteli të Selanikut, me të cilin kërkohet që Níko Romanós t'i jepet leja për të studiuar.

---Më 17 dhjetor do të bëhet votimi i parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Do të ndjekë një përpjekje e dytë më 23 dhjetor dhe votimi i fundit është përcaktuar më 29 dhjetor, ku për zgjedhjen e Presidentit kërkohet vota e 180 deputetëve.

---Programi ekzistues i memorandumit zgjatet dhe për dy muaj. Qeveria vazhdoi me shpalljen e kandidatit për Presidentin e Republikës, pavarësisht nga shpalljet e saj, pasi nuk ishte në gjendje të sigurojë shumicën, si për miratimin e masave të reja të kërkuara nga Trojka, dhe për miratimin e ligjeve për çështjet e punës, sistemin e sigurimeve sociale, shkurtimet e pagave dhe pensioneve dhe 5.500 pushime nga puna në sektorin publik, të cilat edhe pse i kishin nënshkruar, kishte tregues të fortë se deputetët e qeverisë nuk kishin ndërmend t'i votojnë ato.

---Ι pafrytshëm takimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Emigracionit, Ángelo Syrígo me refugjatët sirianë në sheshin Syntágma, të martën në mëngjes. Z.Syrígos i shoqëruar nga një minibus i Bashkisë së Athinës kërkoi ta ndjekin 30 refugjatë, mundësisht gratë dhe fëmijët, në mënyrë që të transferohen në një ndërtesë që jep kryebashkiaku i Athinës, z.Kamínis.
Refugjatët nuk pranuan ta ndjekin atë, pasi Sekretarit i Përgjithshëm i Emigracionit u ka përsëritur se Greqia nuk ka ndërmend t'i japë atyre dokumentet e udhëtimit, për të udhëtuar në Evropë, siç kanë të drejtë ata, pasi kanë ardhur nga një zonë ndërluftuese.

---Me greva 24-orëshe të vazhdueshme nga sot, e martë, përgjigjen punonjësit e Metrosë së Selanikut në mungesën e çdo lloj kujdesi për vendet e tyre të punës, në momentin që projekti është në ajër. Që në mëngjes herët grevistët kanë mbyllur vendet e ndërtimit dhe bllokuan zyrat e konsorciumit në zonën e stacionit të ri hekurudhor.

---Bllokim në funksionimin e ndërtesës kryesore të Universitetit Kapodistriako në Propýlaia kanë planifikuar për nesër, e mërkurë, administratorët e Institucionit, duke përshkallëzuar protestat e tyre në prag të përfundimit të tetë muajve të disponueshmërisë dhe kundër shkurtimeve nga vendet e punës që i presin.

---Asnjë të ardhur, gjatë 12 muajve të fundit deklaron 65% e qytetarëve, të cilët kanë aplikuar për marrjen e të ardhurës së garantuar minimale. 

---Protestë organizojnë pensionistët të mërkurën, 10 dhjetor jashtë Ministrisë së Financave, në Sýntagma në orën 18:00 pasdite, për të kërkuar rivendosjen e dhuratës së Krishtlindjeve dhe të mos kalojnë paketat e masave të reja jopopullore. 

Lajmet nga Bota

Shqipëri
---Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, në takimin me ministrin italian të Kulturës dhe Turizmit, Dario Franceschini, diskutoi mbi mundësitë e bashkëpunimit me Italinë në fushën e turizmit. Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në këtë sektor ekonomik të rëndësishëm për vendin do të fokusohet në zhvillimin e produktit të turizmit, shkëmbimit të eksperiencave më të mira dhe modeleve të suksesshme të turizmit, rritjen e investimeve italiane në këtë sektor dhe mbi të gjitha, përvojës italiane në standardizimin e shërbimeve turistike.
Ministri italian Dario Franceschini theksoi se “nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të shërbejë si një plan pune me hapa konkretë në intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy shteteve tona si dhe do të krijojë mundësi të reja për promovimin e paketave turistike të përbashkëta, veçanërisht për rritjen e numrit të turistëve nga Kina dhe vendet e tjera aziatike”.

---Shifrat e papunësisë të të rinjve në Itali ”mund të bëjnë edhe Mona Lizën të humbasë buzëqeshjen”, theksoi sot drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar, që kërkoi më shumë reforma në vend.
Përqindja e papunësisë tek të rinjtë e kalon nivelin 40% në Itali (43,3% në muajin tetor), më e larta që prej 30 vitesh dhe rreth 700.000 persona janë sot të prekur nga papunësia”, theksoi Lagarde në një fjalim me rastin e hapjes së vitit akademik të universitetit prestigjioz ”Bocconi”.
Lagarde përshëndeti reformën e ndërmarrë për tregun e punës (Jobs Act) që kryeministri italian, Matteo Renzi e dërgoi për votim në Parlament në një përpjekje për të ulur këtë fenomen.

---Tentim për vrasjen e një 28-vjeçari të paarmatosur afrikano-amerikan nga një polic i bardhë në Florida, shkakton demonstrata të reja dhe përleshje me policinë.  Dëshmitarë në vendin e ngjarjes u deklaruan autoriteteve se 28 vjeçari, i cili është shtruar në spital në gjendje kritike, kishte duart e tij lart në kokë, kur u godit nga zjarri i policit.

Moti
Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të mërkurën, 10 dhjetor shira dhe stuhi sporadike në Greqinë Veriore, kryesisht mbi det dhe reshje dëbore në pjesët malore. Në rajonet e tjera të vendit do të ketë vransira të pakta, të cilat gjatë ditës dhe duke filluar nga rajonet jugore do të dendësohen me shira dhe stuhi lokale në zonat fushore dhe dëborë në zonat malore.
Deri në 15 gradë Celsius do të jetë temperatura në Athinë dhe 8 gradë Celsius në Selanik. 

Çdo të hënë në orën 19:00 mund të dëgjoni buletinin e lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë - dhe në valët e shkurtra në të gjithë botën. 
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían, që mbulon Fokída, Fthiótida, Peloponnezi Verior dhe Évia dhe nga radio e punonjësve të Chalkídas në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.
Τελευταία τροποποίηση στις Παρασκευή, 14/06/2013 - 23:54